Trashi: Nuk do jem pjesë e Kombëtares, shkak pengesat prej pandemisë

Trashi: Nuk do jem pjesë e Kombëtares, shkak pengesat prej pandemisë

Futbollisti i Kombëtares Lorenc Trashi ka njoftuar se nuk do jetë pjesë e kuqezinjve për tre ndeshjet eliminatore të Botërorit kundër Andorës, Anglisë dhe San Marinos.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i krahut të majtë, shkruan se shkak janë bërë pengesat prej pandemisë. Kjo pasi Trashi luan në Kuvajt, një shtet i cili nuk lejon persona të jashtëm të futen brenda kufinjve, që do ishte tejet penalizuese për futbollistin.

Me keqardhjen time të plotë, duhet t’iu informoj se për shkak të situatës së vështirë në të cilën është e gjithë bota, dhe për shkak të disa vonesave në procedurat që nuk janë në dorën time, unë nuk mund të bashkohem me ekipin Kombëtar të futbollit për ndeshjet e ardhshme në muajin mars. Unë dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre, dhe i uroj të gjitha të mirat dhe shumë fat ekipit tim Kombëtar dhe shokëve të mi.”

Mungesa e Trashit i shtohet asaj të Abrashit për shkak dëmtimi dhe Sadikun i lënë jashtë për zgjedhje teknike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy