Real Madridi, insiston për Alphonso Davies

Real Madridi, insiston për Alphonso Davies

 Vitet kalojnë dhe ekipet me emër gjithmonë i rikthehen objektivave të dikurshëm.

Alphonso Davies prej shumë kohësh e ka vendosur me meritë emrin në listën e anësorëve më të mirë në botë dhe ky fakt vijon të mos anashkalohet nga Real Madridi.

Traineri Carlo Ancelotti e ka kërkuar me çdo kusht transferimin e kanadezit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, i pretenduar edhe nga Barcelona dhe Manchester United.

24 vjeçari ka bërë hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur, referent edhe tek Kanadaja.

Janë bërë shtatë sezone në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe në secilin prej tyre ka treguar shumë profesionalizëm duke i bërë krenarë drejtuesit e ish rekordmenëve të Bundesligës.

Ndërsa për sa i përket ‘’ Galaktikëve ‘’, dhimbjet e kokës për ish trainerin e Milanit vijojnë për arsye se Ferland Mendy dhe Fran Garcia ende nuk e kanë arritur nivelin e duhur.

Kështu që ishi i Vaoncouver Whitecaps konsiderohet një element i domosdoshëm për ta shtuar sigurinë në krahun e majtë të mbrojtjes së ‘’ Los Merengues ‘’, i cili shquhet edhe për inkursionet e shpeshta drejt ofensivës.

Edhe traineri i ‘’ Los Cules ‘’ Hansi Flick e vlerëson si një element tejet cilësor në mungëse të Alejandro Baldes, kurse ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ si alternativë për ta zëvëndësuar Luke Shaw-n apo Tyrell Malacian, aktualisht të dëmtuar.

Edhe pse të firmosësh me lojtarë të këtyre niveleve është shumë e vështirë, presidenti Florentino Perez e ka treguar ndër vite se i pëlqen sfidat dhe në të shumtat e rasteve prej tyre ka dalë i fituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy