
Aventura e Odise Roshit te skuadra hungareze e Diosgyori VTK ka zgjatur vetëm gjysmë sezoni. Futbollisti kaloi aty në formën e huazimit me të drejtë blerje nga rusët e Akhmat Grozny, të cilët zotërojnë kartonin e tij.
Megjithatë Roshi nuk ia doli ta ndihmojë dot skuadrën për të shmangur rënien nga kategoria. Në këtë situatë, hungarezët nuk i kanë mundësitë financiare për të paguar kartonin e lojtarit dhe fieraku do të rikthehet sërish te Akhmat Grozny në Rusi.
Me klubin rus, lojtari 30-vjeçar ka kontratë deri në verën e vitit tjetër dhe nuk përjashtohet mundësia që në këtë merkato të kalojë në një skuadër tjetër.



