Katër pretendentë për Aubameyang

Katër pretendentë për Aubameyang

Marrëdhëniet e ndërlikuara  ndërmjet Mikel Artetas dhe Pierre Emerick Aubameyang kanë krijuar një lloj barriere ndërmjet Arsenalit dhe sulmuesit dhe e kanë vënë në pikpyetje të ardhmen në ‘’ Emirates ‘’.  Përpara kësaj situate e cila konceptohet si shumë shqetësuese, golashënuesi mendon se zgjidhja më korrekte është  largimi nga ‘’ Topchinjtë ‘’ për të mos i reduktuar mundësitë drejt suksesit .

Pas rendimentit që ka lënë për të deshiruar , 32 vjeçarit i është hequr shiriti i kapitenit, episod që ka determinuar së marrëdhëniet kanë filluar krisjet e para .  Pretendentët janë disa dhe nga më të mirët pavarësisht luhatjeve që në futboll konsiderohen normale .

Barcelona kryeson renditjen sepse ka humbur një komponent kyç si Sergio Aguero  që i ka dhënë fund karrierës për shkak të problemeve shëndetësore  dhe prej shumë sezonesh po e monitoron me kujdes ishi-n e  Dortmundit.  

Pas katalanasve s’mund të mungonte as Newcastle United që po shijon një moment të pa hasur ndonjëherë . ‘’ Las Urracas ‘’ janë skuadra më e pasur e globit dhe po investohet fuqimisht për të hedhur  pas krahëve periudhën e vështirë në Premier League dhe pronarët e rinj të  britanikëve synojnë me çdo kusht rikthimin në një skuadër kompetitive e cila parashikohet se me ndërhyrjet do ti prishë shumë punë kundërshtarëve .

 Një tjetër pretendent është edhe West Hami . ‘’ The Hammers “   janë në kërkim të një reference në ofensivë dhe Aubameyang i plotëson kushtet e David Moyes .  Por në këtë histori ekziston një problem sepse londinezët janë rivalë direktë të Arsenalit dhe për ‘’ The Gunners ‘’ do të konsiderohej një autogol transferimi i lojtarit nga Laval tek West Hami .  

Lista mbyllet me Juventusin . ‘’ Zonja e Vjetër “ ka demostruar ulje-ngritje të vazhdueshme në sulm  ku ka munguar qartësisht produktiviteti.  Ishi i Dortmundit konsiderohet perfekt për të qartësuar situatën  tek juventinët duke qenë se e njeh gjithashtu shumë mirë Serinë A për arsye se në të kaluarën u aktivizua tek Milani .  Sezoni aktual, deri në momentin që flasim etiketohet si tejet i varfër për një sulmues që ka humbur shumë pikë dhe përpara syve të tij janë katër skuadra që mund ta ndihmojnë për të rikpueruar terrenin e humbur me 13 herë kampionët e Premier Leagues .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy