
UEFA nuk ka bërë asnjë lëshim ndaj Skënderbeut të Korçës.
Institucioni më i lartë i futbollit ka vendosur që ta dënojë për trukime Skënderbeun me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet europiane.
Përveç kësaj, Skënderbeu dënohet edhe me një million euro gjobë.
Vendimi është marrë më 21 mars.
Skëndërbeu mësohet se ka 60 ditë afat që të kundërshtojë këtë vendim.
Me këtë vendim, Skënderbeu me të gjitha gjasat mund të shpërbëhet, duke qenë se i bie që të luajë për kampionatet e Armando Dukës, të cilat nuk kanë asnjë vlerë.
Me këtë vendim, bie ndërkohë edhe sistemi mafioz i ngritur prej vitesh nga Armand Duka.



