Atletico kërkon rikthimin e Griezmann

Atletico kërkon rikthimin e Griezmann

  Mungesa e adaptimit tek Barcelona  ka shënuar një  eksperiencë të hidhur për Antoine Griezmann .  Francezi nuk është kuptuar siç duhet me trainerin Ronald Koeman por vlerat e tij nuk ia kanë zbehur figurën .  Atletico Madridi  mendon se rikthimi në  ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund të rezultonte një operacion i qëlluar sepse e njeh shumë mirë lojën dhe gëzon mbështetjen absolute të drejtuesve .   

Presidenti Enrique Cerezo ka shprehur dëshirën  pë rikthimin e  30 vjeçarit dhe kërkon të përfitojë duke qënë se  ‘’ Blaugranët ‘’ i  kanë dhënë shumë prioritet rinovimit të legjendës Lionel Messi  .  Para  dy sezonesh Barcelona investoi 120 milionë euro për Antoine Griezmann por nuk besohet se kjo çështje mund të konkretizohet pavarësisht se  Atletico e vlerëson ‘’ El Principiton ‘’ .  Plani i  manjatit spanjoll është shkëmbimi me Joao Felix  që preferohet shumë nga Barcelona .

Në lidhje me këtë çështje ai komentoi kështu :

 “ Griezmann është një lojtar me shumë vlera dhe shpresoj që ta rikthejmë në Madrid . Sezonet e shkëlqyera me Atletico Madridin nuk mund të harrohen dhe do të jemi shumë të vëmëndshëm në hapat vijues  ‘’ , përfundoi Enrique Cerezo  .  Nëse Atletico Madridi do të ketë  fatin e rikthimit të Griezmann  do të  konsolidonte përfundimisht sulmin pa lënë në harresë eksperiencën e mëparshme dhe njohuritë e Antoine Griezmann për lojën që praktikojnë ‘’ Los Colchoneros ‘’ , fakt që do t’ia rriste kreditet për të qënë në lartësinë e sezonit aktual . 

Antoine Griezmann deri më tani me ‘’ Los Cules ‘’ ka luajtur   50 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy