Nico Williams, afër Barcelonës

Nico Williams, afër Barcelonës

Ecuria e mrekullueshme e Nico Williams si me Atheltic Bilbaon ashtu edhe me Spanjën, po i siguron pretendentë shumë cilësorë. 

Barcelona prej një kohe të gjatë vijon të shfaqë interes për sulmuesin, ndër më determinantët kryesisht në La Liga. Me vetëm 22 vite mbi supe golashënuesi konsiderohet një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival, kartoni i të cilit kushton momentalisht rreth 58 milionë euro. 

Kontrata me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ skadon në 2031-shin por përmirësimi në çdo sfidë natyrisht i bën pretendentët edhe më këmbngulës. 

Nëse do të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ thuhet se paga vjetore do ti arrijë 8 milionë eurot, e cila do ta shëndërronte në një ndër më të paguarit tek Barcelona. 

Pavarësisht influencës në skemat e Ernesto Valverdes, interesi i ‘’ Los Cules ‘’ mund të konsiderohet një sukses dhe tituj të sigurtë në të ardhmen e afërt. 

Duhet shtuar se vetë Nico Williams e ka shprehur dëshirën për tu vënë nën urdhërat e trainerit Hansi Flick, i cili ka befasuar me Barcelonën në sezonin e shkuar, duke fituar Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Ligan.

 Golashënuesi nga Pamplona e finalizoi sezonin e shkuar me 11 gola dhe 8 asiste në 45 sfida, i cili është një ndër më të sikletshmit në duelet një kundra një.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy