Roma e Marash Kumbullës, i cili sontë është aktivizuar si titullarë pas pushimit kundër Fiorentinës, ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 kundër Cluj në Europa League. Verdhekuqtë nuk e diskutuan për asnjë moment ndeshjen teksa zhbllokuan që në minutën e dytë me Mkihtaryan.
Ndërkohë fitoren e dytë radhazi pas zhgënjimit me Az Alkmar ka marrë Napoli që ka mposhtur 1-2 në transfertë ekipin e Rijekas. Ekipi ku aktivizohet Hysaj, që sot nuk mori asnjë minutë, e pa vetën në disavantazh në minutën e 13, por përmbysi falë golave të Demme dhe Braut (autogol).
Fitore në xhiron e tretë të fazës së grupeve ka marrë edhe Tottenham që një javë më parë u shtang nga Antëerp. Londinezët kanë mposhtur 1-3 skuadrën e Ludogorets.



