Zbulohet lista me 4 trajnerët që Manchester United ndjek për sezonin e ardhshëm

Zbulohet lista me 4 trajnerët që Manchester United ndjek për sezonin e ardhshëm

Te Manchester United kanë filluar të mendojnë që tani për trajnerin e sezonit të ardhshëm. Ralf Rangnick do të qëndrojë deri në fund të kampionatit dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend që trajneri gjerman të qëndrojë në stolin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Në këtë situatë, në klub ka nisur puna për të gjetur trajnerin e ri dhe në listë janë 4 emra. Në krye qëndron tekniku aktual i PSG, Mauricio Pochetino. Ky i fundit është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te United dhe kjo mund të ndodhë në verë.

Me interes shihet edhe trajneri i Ajax, Erik ten Hag. Holandezi ka bërë një punë shumë të mirë me Ajax dhe mund të bindet që të provojë veten në një kampionat si Premier League.

Pëlqehen gjithashtu edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique dhe trajneri i Sevilla, Julian Lopetegui. Një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, por drejtuesit e “Djajve”, po studiojnë me kujdes alternativat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy