
Të mërkurën, nisi trajnimi i 116 mësuesve të edukimit fizik, në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit “Futbolli në shkolla”. Projekti është në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërsa mbështetet edhe nga FIFA. Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje klubeve për të hedhur sytë nga shkollat, pasi aty do të dalin yjet e së ardhmes. “Futbolli në Shkolla, pjesë e strategjisë tonë “Futbolli për Kombin 2025”, nisi ditën e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” me trajnimin e 116 mësuesve të shkollave 9 vjeçare në të gjithë vendin. Federata Shqiptare e Futbollit aplikoj këtë projekt pilot në FIFA dhe morëm përgjigje pozitive për të qenë ndër federatat e para në zbatimin e tij. Një falënderim shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ministren Evis Kushi që pranoi pa hezitim këtë program që do të ndihmojë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike. Dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve, duke i dhënë më shumë besim e ti rrisë me kulturën e punës në grup. Jam besimplotë se ky program do të masivizojë akoma më shumë futbollin në vendin tonë dhe ftoj të gjithë klubet e akademitë që nga shtatori të hedhin sytë nga shkollat tona për të gjetur yjet e të ardhmes“, shkruan kreu i futbollit shqiptar.”, shkruan Duka.



