
Elseid Hysajn e ka mbështetur edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, pas kritikave të shumta që futbollisti ka marrë nga tifozët e Lazios.
Këta të fundit ditën e sotme shkuan deri aty sa e quajtën lojtarin shqiptar “krimb”, duke thënë më tej se janë fashistë.
Sassoli nëpërmjet një reagimi të bërë, shkruan se solidarizohet me Hysajn dhe thotë se është turp që gëzimi që solli Italia me fitimin e Europianit, të thyhet nga kjo demonstratë e tifozëve të Lazios.
“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër.”, shkruan Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Tifozët e Lazio, të cilët njihen se janë me bindje fashiste, kanë shpërthyer ndaj Hysajt, pasi ky i fundit u prezantua para shokëve të ekipit me këngën “Bella Ciao”, teksti i së cilës i kushtohet lëvizjeve partizane nëpër botë. Ultrasit pas kritikave në rrjetet sociale, ditën e djeshme kërkuan konfrontim me lojtarin, ndërsa në mesnatë shfaqën në Romë një banderolë në të cilën shkruhej: “Hysaj një krimb, Lazio është fashiste.”



