Tijjani Reijnders, prioritet për Manchester City-n

Tijjani Reijnders, prioritet për Manchester City-n

Një ndër prioritetet e teknikut Pep Guardiola për merkaton verore do të jetë pikërisht përforcimi i mesfushës.

Manchester City-n e presin sfida të vështira, ndër të cilat edhe Botërori i Klubeve.

Katalanasi e ka treguar gjithmonë se çfarë është i aftë të bëjë, i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të Khaldoon Al Mubarak.

Tijjani Reijnders është një ndër priorietet e ishi-t të Barcelonës, një referent tek Milani dhe tek Hollanda.

26 vjeçari ka impresionuar në sezonin e shkuar, i cili shquhet për organizimin e lojës, efikasitetin në pasime dhe sigurinë që i jep këtij reparti.

Drupal Ad

Duke patur parasysh se Kevin De Bruyne e ka finalizuar eksperiencën me ‘’ Qytetarët ‘’, transferimi i një lojtari cilësor në ‘’ Etihad ‘’ do të jetë një ndër objektivat për drejtuesit.

Por, përveç Tijjani Reijnders po monitorohet edhe Morgan- Gibbs White i Nottingham Forestit, i cili mund të jetë determinant në 11-shen e Pep Guardiolas.

Siç dihet ish kampionët e Champions Leagues i pret Botërori i Klubeve, një turne prestigjoz, në të cilin marrin pjesë disa ekipe të famshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy