Ferran Torres, objektiv i Atletico Madridit

Ferran Torres, objektiv i Atletico Madridit

E ardhmja e Ferran Torres tek Barcelona vijon në pikpyetje.

Sulmuesi nuk e ka të garantuar qëndrimin dhe nga ky fakt kanë menduar të përfitojnë drejtuesit e Atletico Madridit. 

Diego Simeone është shprehur se e dëshiron medoemos spanjollin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, i cili asnjëherë nuk ka mundur ta konsolidojë vendin e një titullari tek ‘’ Los Cules ‘’. 

Duke marrë parasysh cilësitë e 26 vjeçarit natyrisht që nuk mund t’ia lejojë vetes mbetjen në prapavijë dhe një transferim tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mund ti japë një tjetër kuptim karrierës.

 Ndërkohë që tek ‘’ Blaugranët ‘’ vijon të shpresohet në lidhje me firmosjen me Julian Alvarez, i cili mund t’ia ndryshojë totalisht funksionimin ofensivës. 

Joan Laporta po e konsideron këtë mundësi me objektivin e forcimit të arkave dhe kështu ti japë mundësinë Ferran Torresit ta provojë veten tek një tjetër ekip elite, kryesisht në Primera Division. 

Golashënuesi është grumbulluar rregullisht edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ nga Luis de la Fuente, i cili ia ka shpërblyer besimin edhe gjatë Botërorit, eveniment që po zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy