Pretendentë interesantë për Mauro Icardin

Pretendentë interesantë për Mauro Icardin

 Sezoni aktual nuk po shkon ashtu siç duhet për Mauro Icardin. 

Argjentinasi është përpara një zgjedhjeje për vijimësinë, ashtu siç raportohet edhe nga ‘ Calciomercato ‘.

 Merkatoja e janarit do të jetë determinante, i cili deri më tani numëron 800 minuta lojë të ndara në 21 sfida me Galatasaray-n dhe vetëm 6 prej tyre i ka nisur si titullar. 

Ky fakt është tejet domethënës për ishi-n e Interit, i cili e përfundon kontratën me turqit në qershorin e 2026-tës.

 Duke qenë se në të shkuarën ishte protagonist në Serinë A, drejtuesit e Milanit do të tentojnë ta rikthejnë 32 vjeçarin por s’duhet mënjanuar edhe interesi i Romës. 

Eksperienca e akumuluar ndër vite natyrisht ia rrit vlerat dhe gjithsesi duhet riktheksuar se bëhet fjalë për një komponent tejet të rrezikshëm përpara portës. 

Si ‘’ Djalli ‘’ ashtu edhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’ konsiderohen kandidatë potencialë për të firmosur me sulmuesin nga Rosario por edhe Real Oviedo me Elchen kanë shfaqur interes. 

Kështu që Mauro Icardin e prej një periudhe shumë e rëndësishme pasi bëhet fjalë për destinacione atraktive, sigurisht ndër pesë ligat më prestigjoze në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy