Klubi italian njofton 14 të infektuar, në rrezik ndeshja me Interin

Klubi italian njofton 14 të infektuar, në rrezik ndeshja me Interin

Klubi i Venezia, ka njoftuar ditën e sotme 14 raste me Covid-19 në skuadër. Katër të infektuar ishin prej disa ditësh, ndërsa në testet e fundit janë zbuluar edhe 10 raste të reja.

Në këtë situatë, ndeshja e radhës në kampionat, e cila është planifikuar ndaj Interit, është në rrezik për t’u luajtur. Ndeshja është planifikuar për të shtunën, por nuk përjashtohet që të shtyhet për një ditë tjetër.

“Venezia njofton se përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit në ditët e fundit, kanë dalë edhe 10 pozitivë me Covid 19. Në total, 14 janë raste pozitive në grupin e ekipit. Organet kompetente shëndetësore janë informuar, anëtarët janë vendosur menjëherë në izolim sipas rregullores aktuale dhe do të ndjekin procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, njofton klubi i Venezias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy