U shkarkua nga Juventusi, reagon Tudor: Nuk ishte e drejtë si më trajtoi Pirlo

U shkarkua nga Juventusi, reagon Tudor: Nuk ishte e drejtë si më trajtoi Pirlo

Igor Tugor u emërua në fillim të sezonit si ndihmës trajner i Andrea Pirlos, ndonëse në të kaluarën ai vetë kishte punuar si trajner. Në një intervistë për mediat italiane, Tudor është shfaqur i mërzitur për mënyrën sesi ai u trajtua nga Pirlo, pasi shprehet se i vendosi të gjithë pjesëtarët e stafit në një nivel.

“Ishte një sezon i vështirë, por në fund arritëm të kualifikohemi për në Champions League. Pavarësisht këtyre, në fund ata na dëbuan. Megjithatë unë kam vendosur diçka, nuk do jem kurrë ndihmësi i dikujt. Pirlo më thirri te Juventusi. Paratici kishte një listë me 5 emra dhe ia la në dorë Pirlos të vendoste. Ai më zgjodhi mua nga emrat në listë. Por meqë e kishte mik dhe të afërt Roberto Baronion, ai e solli edhe atë në staf. Gjithashtu mori edhe një tjetër analist dhe më pas na vendosi të gjithëve në një nivel. Nuk ishte e drejtë, pasi në fund të fundit unë isha një trajner. Unë pranova atë post, vetëm sepse ishte Juventusi”, u shpreh Tudor.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy