
Mbetja në prapavijë në lidhje me fitimin e titujve prej disa sezonesh tashmë sigurisht kanë shkaktuar shumë pakënaqësi tek drejtuesit e Juventusit, të cilët do të japin maksimumin gjatë merkatos së janarit për ta ndryshuar këtë situatë. Sipas ‘ The Sun ‘, objektivi i torinezëve është Jadon Sancho, për të cilin do të tentohet huazimi deri në fundin e sezonit dhe blerja përfundimtare e kartonit në verën e ardhshme , gjithmonë nëse niveli i lojës do ta bindë trainerin Massimilliano Allegri. Si duket palët kanë rënë dakord për transferimin e anglezit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe për italianët do të jetë një plus në ofensivë , duke qenë se 23 vjeçari është një lojtar shumë cilësor. Deri në këtë moment nxënësi i Erik Ten Hag është aktivizuar në vetëm 3 sfida me Manchester United, shumë pak për të vijuar në mitikun ‘’ Old Trafford ‘’ edhe më gjatë.



