
Në orët e fundit, sipas spanjolles ‘ El Desmarque ‘ drejtuesit e Newcastles kanë filluar tratativat për ta transferuar Jules Kounden në ‘’ St James Park ‘’ gjatë merkatos së janarit.
‘’ Las Urracas ‘’ kanë në favor faktin e të qënit më të pasurit në botë aktualisht, të cilët pretendojnë që në vitet vijuese të shëndërrohen në një ekip elite, në Angli dhe në kompeticionet europiane.
Vlera e kartonit të francezit arrin 75 milionë eurot dhe sheiku Al- Rumayyan është i gatshëm ta paguajë për mbrojtësin e lindur në Paris.
Megjithatë, ideja e ‘’ Blaugranëve ‘’ lidhet me evitimin e largimit të ishi-t të Bordeaux nga ‘’ Camp Nou ‘’, i cili po zhvillon sezonin e dytë me katalanasit .
24 vjeçari u konsiderua në të kaluarën një ndër anesorët më të mirë në qarkullim, i cili spikati tek Sevilla dhe më pas u bë pjesë e kuq e bluve, saktësisht në merkaton verore të 2022-shit.
Në lidhje me sezonin aktual, Jules Kounde numëron 11 sfida dhe 1 gol me ish fituesit e La Ligas.



