
Evolucioni i Alexander Isak vijon të marrë shumë duartrokitje dhe interes të madh nga skuadrat e elitës.
Arsenali i Mikel Artetas gjithmonë ka qëndruar në pritje se ç’do të ndodhë me suedezin dhe me largimin e Pierre Emerick Aubameyang nga ‘’ Emirates ‘’ ka një motiv më tepër për të luftuar për golashënuesin.
Kësaj historie i shtohet edhe largimi i Alexandre Lacazettes në fundin e sezonit dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ do të ngelin pa një referent në ofensivë , dhe pikërisht në këtë moment duhet të sforcohen për 22 vjeçarin .
Londinezët e kanë dhënë sinjalin duke ofruar 70 milionë euro, që konsiderohen të parefuzueshme nga ana e vaskëve të cilët pavarësisht se mund të humbasin yllin nordik , mund ta përdorin për zëvëndësuesin e tij .
Alexander Isak ka zhvilluar tre sezone brilante në ‘’ Real Arena ‘’ duke e përfaqësuar fanellën e ‘’ Txiuriurdinëve ‘’ në 118 sfida ku ka gjetur 41 gola dhe 7 asiste por rendimenti impresionues asnjëherë nuk është anashkaluar nga ‘’ The Gunners ‘’ të cilët kërkojnë rikthimin në elitë pasi shumë vite jashtë saj e kanë lodhur dhe njëkohësisht e kanë bërë për të reflektuar duke arritur në përfundimin se dalja nga kjo gropë e thellë mund të bëhet vetëm me goditje cilësore në merkato .
Golashënuesi mbetet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të aktualitetit dhe me hyrjen në lojë të kryeqytetasve mund të përgatisë valixhet drejt Londrës sepse e meriton të jetë pjesë e një ekipi të madh .
Nga ana tjetër , vaskët janë shquar gjithmonë si një ekip surprizash dhe besohet se s’do ta kenë të vështirë për ta zëvëndësuar, lojtar i cili gjatë tre sezoneve e ka lumturuar trainerin Imanol Alguacil dhe tifozerinë e zjarrtë nga San Sebastian .



