Hakimi mendon rikthimin tek Reali

Hakimi mendon rikthimin tek Reali

 Duket se ribashkimi i Real Madridit me Achraf Hakimin është në rrugë të mbarë . Suksesi i arritur me  Interin , skuadër  me të cilën triumfoi në Serinë A e ka shëndërruar në një ndër emrat me të spikatur në lidhje me merkaton .   Shitja e marokenit  tek zikaltërit i ka dhënë të drejtë  ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilët tashmë mund të ndihen të privilegjuar sepse është vetë  22 vjeçari ai që ka deklaruar se dëshiron rikthimin në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të vijuar rrugëtimin e ndërprerë me spanjollët.

Ndikimi i Antonio Contes në zhvillimin e tij ka rezultuar mjaft i vlefshëm dhe  nëse do të zbarkojë përsëri në  kryeqytetin spanjoll këtë herë do të kishte një shije ndryshe sepse do ta bënte  me etiketën e kampionit të Scudettos .

Gjatë një interviste ishte vetë italiani i cili ka komentuar mbi dëshirën e  Achraf Hakimit për rikthimin  tek ‘’ Los Blancos ‘’ :

“ Besoj se eksperienca tek Interi i ka shërbyer për të njohur kapacitetin e tij . Endërra e tij rikthimi në Madrid dhe shpresoj ta realizojë .Momentalisht është një ndër anësorët më të mirë në qarkullim dhe është përmirësuar ndjeshëm në aspektin defensiv “ , komentoi traineri i mirënjohur .  

Achraf Hakimi është duke përjetuar një rini të dytë tek Paris St Germain , skuadër  e cila ka fituar shumë pikë me transferimet e Lionel Messit ,  Georginio Wijnaldum , Sergio Ramos , Gianluiggi Donnarumma etj  dhe gjithçka mbetet e hapur në lidhje me rikthimin  aty ku hodhi hapat e parë si profesionist . 

Fillimi me ‘’ Les Pariziens ‘’  ka rezultuar ashtu siç pritej dhe deri më tani është aktivizuar në 7 sfida , ka shënuar 1 gol dhe  ka kontribuar me dy asiste  por me dëshirën e shprehur  historia për të mund të ndryshojë gjatë merkatos dimërore .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy