
Janë mbyllur 3 ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 25-të.
Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Burnley në transfertë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Fabinho në minutën e 40-të.
Në krahun Tottenham ka zhgënjyer, teksa është mposhtur në shtëpi 0-2 nga skuadra e Wolves.
Një fitore jetike ka rritur Newcastle, që mposhti 1-0 Aston Villa, falë golit të Trippier.



