Lacio-s ka siguruar kualifikimin në Europa League, pasi ka shkatërruar 5-1 Steaua Bukuresht, duke përmbysur rezultatin e takimit të zhvilluar një javë më parë në Rumani dhe duke kaluar më tej. Ishte Ciro Immobile ai që zhbllokoi takimin që në minutën e 7-të. Sulmuesi italian shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Luliç dhe pasi ndal me gjoks sferën, mposht Vlad. Dyfishimi erdhi nga Bastos në të 35-ën ndërsa Immobile me golin e dytë personal dhe të tretin e takimit mbylli llogaritë e fraksionit të parë. Në pjesën e dytë Lacio gjeti dhe dy herë rrjetën me autor Anderson dhe Immobile që plotësoi hatt-trick personal. Goli i Gnohere në minutën e 82-të shërbeu vetëm sa për statistikë.
Skuadra tjetër italiane, Napoli mundi pastër 2-0 Leipzig. Napoletanëve i mjaftuan nga një gol për çdo pjesë për të mposhtur gjermanët, fitore që nuk i mjaftoi për të kaluar më tej. Napoli i Elseid Hysajt edhe pse fitoi me shifrat 0-2 ndaj Leeipzig është eliminuar si pasojë e rezultatit të përgjithshëm 3-3, pasi e ndëshkoi goli në fushë kundërshtare. Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi 1-3 në favor të gjermanëve. Hysaj hyri si zëvendësues në minutën e 68-t duke marrë vendin e Marco Riu.
Kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë i ka dhënë lamtumirën edhe AEK-u i Hajdareviç. Skuadra greke nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë, ndërsa në takimin e parë barazoi 1-1.
Skuadra Spanjolle e Atletiko Madrid mposhti Copenhagen me rezultatin minimal 1-0, por që fitonte thellë në ndeshjen e parë.
Në takimet e tjera
Zenit- Celtic 3-0
Atletiko Madrid-Copenhagen 1-0,
Dynamo Kiev-AEK Athens 0-0
Plzen-Partizani 2-0
Sporting- Astana 3-3
Villareal-Lyon 0-1



