Anglia fitoi minimalisht ndaj Serbisë. “Tre luanët”, u treguan cinikë, për të marrë 3 pikët e para në Europian.
Vendosi një gol shënuar nga Bellingham në minutën e 13-të, për t’i dhënë fitoren kombëtares së Southgate.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Anglinë, për shkak se Serbia iu afrua disa herë barazimit.



