Koka: Mungesa e Italisë në Botëror, si të hash kasata në dimër

Koka: Mungesa e Italisë në Botëror, si të hash kasata në dimër

Gazetari Bledian Koka, për mungesën e Italisë në Botëror, tha se është si të hash kasata në dimër.

Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Koka foli edhe për fitoren e Anglisë ndaj Iranit me rezultatin 6-2, duke thënë se anglezët janë një skuadër cilësore, por shtoi se ka pikëpyetje për mbrojtjen.

Mungesa e Italisë në Botëror, është si të hash kasata në dimër.

Me atë që pamë sot, mendoj se Anglia është një skuadër pretendente. Vijnë si nënkampionë të Europës. Kjo është diferenca mes Italisë, kampione Europe që nuk është dhe Anglisë nënkampione. Kanë elemente cilësore.

Po të shikosh në sulm, është e mbingarkuar skuadra. Kanë aftësinë për të bërë një gol më shumë se kundërshtari. E vetmja pikëpyetje është qendra e mbrojtjes te Anglia dhe ai që mbahet si barsoletë në Angli, Harry Maguire. Unë e them që Anglia është e frikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy