Atletico Madridi, ofensivë për Darwin Nunez

Atletico Madridi, ofensivë për Darwin Nunez

Siç dihet prej kohësh një ndër objektivat e Diego Simeones tek Atletico Madridi vijon të jetë përforcimi i repartit të avancuar.

Argjentinasi kërkon më shumë rezultate në këtë aspekt dhe një ndër të preferuarit mbetet Darwin Nunez.

Uruguajani ka treguar cilësitë në rradhët e Liverpoolit prej tre sezonesh por sidoqoftë ka patur edhe ulje-ngritje të shpeshta referuar rendimentit, situatë mëse normale në futboll.

25 vjeçari mbetet një rrezik serioz për çdo rival duke qenë se favorizohet nga shtatlartësia, forca dhe gjithashtu nuhatja për golin dhe stili i lojë preferohet shumë nga ‘’ El Cholo ‘’.

Ndër vite ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë patur një histori në lidhje me sulmuesit nga Uruguaji, të cilët kanë lënë gjurmë, si përshembull Diego Forlan dhe Luis Suarez.

Drupal Ad

Avantazhi për ishi-n e Benfikës në këtë rast është se e njeh shumë mirë kampionatin spanjoll pasi në të shkuarën përfaqësoi Almerian, edhe pse në Segunda Division.

Në fakt sezonin aktual statistikat konsiderohen të vakëta sepse Darwin Nunez ka gjetur në vetëm 6 raste rrugën e rrjetës, shoqëruar me 4 asiste në 35 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy