
Largimi i Sergio Busquets natyrisht ka lënë një boshllëk të madh në mesfushën e Barcelonës. Ndër vite spanjolli është konsideruar i pazëvëndësueshëm në 11-shen e ‘’ Azulgranëve ‘’ , drejtuesit e të cilës po shqyrtojnë disa alternativa për ta zëvëndësuar denjësisht gjatë merkatos dimërore. Së fundmi listës i është shtuar edhe Florentino Luis, i cili aktivizohet me Benfikën. Për shërbimet e 24 vjeçarit, spanjollët do të masin forcat me të tjerë ekipe por s’mbaron me kaq sepse Xavi Hernandez ka menduar edhe për Guido Rodriguez dhe Joao Palhinhan. Reparti i mesfushës ende nuk po e bind ish kampionin e Europës dhe botës me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ , i cili e njeh shumë mirë këtë pozicion dhe në të kaluarën u konsiderua një ndër më të mirët jo vetëm tek Barcelona por edhe më gjerë.



