
Dihet tashmë se Atalanta konsiderohet një ndër ekipet e spikatur për prodhimin e talentëve dhe Atletico Madridi me Manchester City-n kanë trokitur në derën e ‘’ La Deas ‘’.
‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ do të përballen për 18 vjeçarin Matteo Scalvini i cili sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ është përfshirë në listën e klubeve të famshëm .
Suksesi në ekipet inferiore të Atalantës e bindi Gian Piero Gasperinin për ta bërë pjesë të ekipit të parë dhe talenti italian ja shperbleu besimin numrit një të pankinës me atë gol në fundjavë në ‘’ Olimpico ‘’ kundër Romës i cili i dha 3 pikët bergamaskëve .
Projekti i Atalantës është në rrugën e duhur sepse në çdo sezon prodhon talentë dhe madje është një ndër ekipet më të fortë për sa i përket moshave, i cili furnizon çdo sezon ekipin e parë .
Megjithatë kryeqytetasit janë një rival i fortë i ‘’ Neroazurrëve ‘’ dhe parashikohet se do të hasin vështirësi në lidhje me këtë operacion .
Matteo Scalvini tashmë është një lojtar stabël edhe tek Italia e Roberto Mancinit por duke ditur potencialin , veçanërisht të Manchester City-t , për Atalantën mund të rezultojë një opsion ideal largimi i nxënësit të Gian Piero Gasperinit nga ‘’ Gewiss ‘’.
Potenciali i Atalantës në zhvillimin e talentëve është i jashtëzakonshëm dhe falë punës së drejtuesve sigurojnë ndër vite të ardhura të konsiderueshme me shitjet gjatë merkatove.



