
Portieri Kepa Arrizabalaga mund të shëndërrohet një ndër protagonistët e merkatos dimërore e cila është pas derës .
Humbja e rivalitetit me Edouard Mendy i ka shkaktuar shumë pakënaqesi spanjollit dhe vijimësia tek Chelsea konsiderohet skeptike . Për 27 vjeçarin ka treguar interes Lazio , por paraprakisht duht përmendur se kryeqytetasit nuk i plotësojnë kërkesat e gardianit pavarësisht se një transferim i mundshëm në ‘’ Olimpico ‘’ do ti krijonte terrenin për të qenë titullar i padiskutueshëm tek një skuadër shumë simpatike dhe me histori si në Itali ashtu edhe në Europë.
Bardhekaltërit mbeten opsioni i vetëm për ishi-n e Athletic Bilbaos për të rifituar protagonizmin poshtë tre shtyllave sepse tek anglezët e ka kuptuar me kohë që do të jetë alternativa e dytë e gjermanit Thomas Tuchel .
Pikpyetja e kësaj historie është se si do të veprohet në lidhje me këtë transferim pasi Chelsea po shqyrton mundësinë e huazimit të Kepa Arrizabalages apo shitjen definitive për një portier që i kushtoi xhepave të manjatit Roman Abramovich 80 milionë euro në verën e 2018-tës .
Në terma të përgjithshëm situata të tilla janë normale në një ekip elitë sepse kërkesa e llogarisë sa vjen edhe shtohet sidomos pas fitimit të Uefa Champions Leagues për të dytën herë, me një teknik që i dha shumë shpejt rezultatet në pankinën e 6 herë kampionëve të Premier Leagues .
Tek Lazio Kepa Arrizabalaga do të provonte Scudetton që do të bëhej eksperienca e tretë në kampionatet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër , në një skuadër që është gjithmonë në pozitat e pjesëmarrjes në Europë , fakt që thekson një farë garancie për lojtarët e niveleve të tilla.



