
Italia U-19, fitoi Europianin për këtë grupmoshë, teksa mposhti minimalisht në finale Portugalinë. Protagonist absolut në këtë Europian për italianët, ishte edhe talenti shqiptar, Luis Hasa. 19-vjeçari, i cili është pjesë e Juventusit, regjistroi katër asiste dhe një gol në fushatën e Europianit. Hasa ishte protagonist edhe në finale, teksa dha asistin e golit të vetëm të shënuar nga Italia, që u siguroi atyre trofeun.



