
Paraqitjet e shkëlqyera me Leipzigun e kanë shëndërruar Mohamed Simakan në një opsion për klubet me emër .
Paris St Germain po tenton me çdo mënyrë transferimin e francezit në ‘’ Parque de Prince ‘’ pas refuzimit të Interit për Milan Skriniar, objektivi kryesor i kryeqytetasve për prapavijën .
Drejtori sportiv Luis Campos e ka ndjekur me shumë vëmëndje 22 vjeçarin dhe ka marrë menjëherë konfirmimin e numrit një të pankinës së kuq e bluve Christophe Galtier.
Ishi i Strasburgut mund të aktivizohet si qëndërmbrojtës dhe shkatërrues dhe mund ti vijë në ndihmë mbrojtjes së kampionëve në fuqi të Ligue 1 gjatë ndeshjeve .
Insistimi i tyre do të thotë se Mohamed Simakan është një lojtar shumë cilësor , ashtu siç e ka treguar edhe nën urdhërat e trainerit Marco Rose por gjithsesi në Paris janë të ndërgjegjshëm se transferimi në kryeqytetin francez mund të ndërlikohet nëse të tjerë kandidatë cilësorë i bashkohen garës.
Megjithatë duke ditur potencialin e Nasser Al Khelaifit sigurisht Paris St Germain konsiderohet menjëherë favorit pasi dihet se objektivi i presidentit nga Katari është fitimi i Champions Leagues , prioritet për gjigandët e Ligue 1.



