
Jurgen Çelhaka largohet nga Tirana dhe transferohet në Polonia, te Legia Warsaw. Ka qenë vetë klubi polak, që në faqen zyrtare, ka publikuar një foto te Çelhakës, me fanellën e Legias.
Mesfushori do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të hedhë edhe firmën në kontratë. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, por mësohet se bëhet fjalë për operacion që polakëve i kushton rreth 250 mijë euro.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Tiranën që në moshë të re, tashmë 20-vjeçari do të provojë një aventurë të re jashtë, në një kampionat dhe klub të madh.



