

29 vjeçarin e pret një periudhë shumë e rëndësishme reflektimi në lidhje me hapin vijues në karrierë, për të cilin pas dere janë dy ekipe me shumë traditë në Angli. Për sa i përket ekipit të Eddie Howes, edhe pse në aspektin sportiv nuk janë në lartësinë e duhur, në atë ekonomik mund ti ofrojë një pagë të konsiderueshme, fakt i njëjtë edhe për 20 herë kampionët e Premier Leagues të cilët kanë nevojë emergjente për të përforcuar të gjitha repartet gjatë kësaj periudhe. Gjatë pesë sezoneve në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ishi i Toulouse numëron tashmë 208 sfida, 22 gola dhe 15 asiste dhe për sa i përket titujve, një Kampionat, një Superkupë dhe dy Kupa Italie.



