Manuel Ugarte, pretendohet nga Barcelona

Manuel Ugarte, pretendohet nga Barcelona

Kupa e Amerikës po i shërben shumë lojtarëve për të shpalosur potencialin e tyre.

Manuel Ugarte është një ndër to, një element kyç tek Uruguaji i Marcelo Bielsas.

Barcelona është vënë në ndjekje të mesfushorit, i cili preferohet nga drejtori sportiv Deco, njohës shumë i mirë i këtij pozicioni për arsye se u aktivizua si lojtar në të kaluarën.

Momentalisht kryeqytetasi është i fokusuar tek ky kompeticion pasi ‘’ Celestët ‘’ i pret Kolumbia në gjysëmfinale, të cilët para pak ditësh eleminuan Brazilin nga pika e 11- metërshave.

Me kalimin e kohës Manuel Ugarte e ka konsoliduar vendin e titullarit si tek Paris St Germain ashtu edhe tek dy herë kampionet e botës dhe drejtuesit e tyre kanë paracaktuar 60 milionë euro për largimin e mundshëm nga ‘’ Parque de Prince ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nxënësi i ‘’ El Locos ‘’ shquhet si një element shumë dinamik, i fortë fizikisht, tejet efikas në duelet një kundra një.

Sipas informacioneve të gazetarit Nicolas Saavedra, kryeqytetasit janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për Manuel Ugarten por shifra e lartpërmendur është e papërballueshme nga xhepat e Joan Laportas.

E ardhmja do të varet nga zhvillimi i negociatave, të parashikuara të vijojnë pas përfundimit të Kupës së Amerikës, kompeticion i cili është përcjellë me shumë emocione deri në këtë stad.

Duhet kujtuar se ky lojtar e filloi karrierën si profesionist tek Fenix në Uruguaj, më pas nisi eksperiencën në kontinentin e vjetër tek modestët e Famalicaos dhe shumë shpejt u bë pjesë e Sporting Lisbonës.

Me francezët është aktivizuar vetëm për një sezon, i padiskutueshëm në skemat e Luis Enriques.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy