E ardhmja e Allegrit në dyshim, Juventusi mendon për rikthimin e trajnerit Conte

E ardhmja e Allegrit në dyshim, Juventusi mendon për rikthimin e trajnerit Conte

Juventusi mbylli një tjetër sezon zhgënjyes, pas asnjë trofe të fituar, ndryshe nga çfarë janë mësuar tifozët në vitet e fundit.

Pas problemeve të shumta me gjyqet, tashmë te klubi italian, kanë filluar të mendojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Rezultatet aspak pozitive, kanë bërë që e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri të jetë në dyshim. Nuk është marrë ende një vendim, por ekziston mundësia e një shkarkimi për teknikun livornez.

Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, në takimin e fundit të drejtuesve të Juventusit, është diskutuar edhe mbi një rikthim të mundshëm të trajnerit Antonio Conte në drejtimin e bardhezinjve.

Drejtuesit pritet të kenë një takim me trajnerin Allegri dhe me pas do të merret vendimi përfundimtar. Përveç Conte, në listë për të marrë drejtimin e Juventusit janë edhe emra si Igor Tudor dhe Vicenzo Italiano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy