Oferta e Newcastle për Paulo Fonseca

Oferta e Newcastle për Paulo Fonseca

Ndërprerja e marrëdhënieve me Steve Bruce për shkak të rezultateve të dobëta ka gjeneruar një lloj entuziazmi për Newcastle United sepse  drejtuesit e tyre po analizojnë opsione më të përshtatshme për stolin.  Projekti i Mohamed Bin Salman është në rrugën e duhur sepse miliarderi arab po i shfrytëzon të gjitha mundësite për ta perfeksionuar  Newcastlen në lidhje me  këtë aspekt . 

Ditët e fundit emri i  Paulo Fonsecas  ka fituar shumë pikë brenda kampit të bardhzinjve  të cilët e kanë edhe asin nën mëngë nëse portugezi nuk zbarkon në ‘’ St James ‘ Park ‘’ .

Flitet për Roberto Martinez i cili aktualisht është në drejtimin e Belgjikës .  Megjithatë sipas  ‘’ The Telegraph ‘’  presidenti arab  ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë një shifër të parefuzueshme për ishi-n e Shakhtar Donetsk dhe Romës e cila arrin 7 milionë eurot  në sezon .

Por problemi i vetëm për 48 vjeçarin është se do të përballej me një kampionat ndryshe dhe ky fakt do të interpretohej si një sfidë shumë interesante për Paulo Fonsecan . 

Objektivi i shëndërrimit  në referent absolut në Angli edhe Europë e ka bërë presidencën e Newcastle United të mos njohë asnjë limit nëse i referohemi merkatos e cila konsiderohet si rruga unike për të dominuar në botën e futbollit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy