Presidenti i Partizanit, Gaz Demi është shfaqur shumë i lumtur, pas fitores që të kuqtë arritën ndaj Dinamos në derbi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, numri 1 i Partizanit tha se derbin me Tiranën e ndjen më shumë se atë ndaj Dinamos. Duke folur për dy ndeshjet e radhës, Demi theksoi se kërkon vetëm fitore dhe lojë të bukur.
“Rezultati vjen pas lojës. Nuk ka mbaruar akoma ky vit, të shikojmë njëhërë pastaj flasim për merkaton.
Kukësi dhe Tirana sfidat e radhës? Sigurisht dua vetëm fitore dhe lojë të bukur në këto dy ndeshje.
Më shumë ndjej derbin me Tiranën sigurisht. Është kampionat i gjatë. Shikojmë përpara dhe shpresojmë të bëjmë mirë.”, u shpreh Demi.



