Atletico Madridi , ofensivë për Muriqin

Atletico Madridi , ofensivë për Muriqin

Ecuria e shkëlqyer e Vedat Muriqit me Mallorcan e ka vënë në radarët e Atletico Madridit shtatlartin.

Kosovari ka rezultuar një ndër më të rëndësishmit e ishullorëve në fazën e parë të sezonit dhe sakrificat i janë shpërblyer me interesin e ‘’ Los Colchoneros ‘’.

Kryeqytetasit janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për të marrë shërbimet e 28 vjeçarit, autor i 13 golave dhe 3 asisteve në 18 sfidat e deritanishme.

Kjo statistikë e ka shëndërruar ndër golashënuesit më të mirë të La Ligas dhe Diego Simeone e preferon si zëvëndësuesin e brazilianit Matheus Cunha.

Me këto statistika , sigurisht transferimi i mundshëm i Vedat Muriqit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do te rezultonte nje levizje interesante ne kete merkato janari, i cili mund t’ia rikthejë buzëqeshjen ‘’ Los Rojiblancos ‘’ pas një fillimi sezoni jo të mirë, i reflektuar në eleminimin nga faza e grupeve të Champions Leagues dhe më pas tek ulje-ngritjet e vazhdueshme në La Liga. 

Duke njohur kokfortësinë e ‘’ El Cholos ‘’ kuptohet se deri në fundin e merkatos do të jepet maksimumi për të lënë pas pakënaqësitë e të kaluarës dhe ta rifusë Atletico Madridin në rangun e më të mirëve në Spanjë dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy