
Duke patur parasysh se Jordi Alba është drejt varjes së këpucëve në gozhdë , Barcelona po lufton për gjetjen e një zëvëndësuesi për spanjollin.
Reparti i mbrojtjes ka rezultuar më difektozi i katalanasve në vitet e fundit dhe drejtuesit e kanë si prioritet zgjidhjen e kësaj problematike .
Javi Galan i Celta Vigos momentalisht është i preferuari i Xavi Hernandezit dhe nuk përjashtohet që në ditët vijuese të përshpejtohen aksionet për ta mbyllur këtë kapitull .
27 vjeçari e ka eksperiencën e duhur për të përfaqësuar ‘’ Los Cules ‘’ në të ardhmen i cili është mbështetur gjithmonë nga traineri i bardhekaltërve Edouardo Coudet.
Në ditët e fundit kuq e blutë kanë hasur shumë probleme me transferimin e Marco Alonsos në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe janë detyruar ti përqëndrojnë forcat tek ishi i Huescas.
Duhet kujtuar se kontrata e Javi Galan me ‘’ Los Celticos ‘’ mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2026-tës dhe sipas ‘ As ‘ ky transferim parashikohet disi më i arritshëm.
Në krahasim me Marcos Alonson , Javi Galan do të përfitonte gjysmën nëse do të vendosë për të udhëtuar drejt Katalunjës por e rëndësishmja në këtë histori është se një shans i tillë zor se të vjen shumë herë gjatë karrierës dhe pavarësisht rëndësisë tek Celta Vigo , të jesh i pretenduar nga Barcelona përforcon cilësitë e talentit spanjoll.
Vështirësia në çdo kompeticion sa vjen edhe bëhet më prezente dhe drejtuesve ‘’ Blaugranë ‘’ i duhet patjetër të japin maksimumin për tu përgatitur siç duhet për arritjen e objektivave në sezonin aktual.



