
Ndër vite reparti defensiv i Barcelonës nuk ka rezultuar në nivelin e pritur, pavarësisht rezultateve të kësaj skuadre.
Drejtuesit janë përqëndruar maksimalisht tek ndryshimi i kësaj situate, prioritet absolut për të ardhmen.
Në merkaton e verës, ‘’ Los Cules ‘’ i presin shumë sfida, të cilët ia kanë vënë syrin mbrojtësit Jan-Carlo Simic.
18 vjeçari aktivizohet me Milanin, lojtar që premton shumë për të ardhmen, i cili po spikat në kategoritë inferiore.
Për perlën serbe janë në garë disa ekipe dhe ecuria e deritanishme jep për të kuptuar se jemi përballë një lojtari, i cili sipas specialistëve do të jetë një ndër më të mirët në të ardhmen në pozicionin ku aktivizohet.
Sigurisht, një ndër politikat e klubit katalanas është transferimi i talentëve në ‘’ Camp Nou ‘’, për ti ndërthurur me eksperiencën, me objektivin e rikthimit tek suksesi, i cili mungon prej kohësh.
Me ‘’ Djallin ‘’ Jan- Carlo Simic numëron 5 sfida dhe 1 gol në sezonin aktual, për të cilin parashikohet se pretendentët do të shtohen me kalimin e kohës.



