
Liverpool ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e djathtë, Trent Alexander-Arnold deri në vitin 2025. Paraqitjet e shkëlqyera të anglezit, kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur ta blindojnë me një kontratë 4-vjeçare.
Futbollisti 22-vjeçar humbi pjesëmarrjen në Euro 2020 për shkak të një dëmtimi, megjithatë rikuperimi po ecën mirë dhe këtë sezon pritet të rikthehet sërish si një nga pikat më të forta të Liverpoolit.
Arnlod shihet si e tashmja dhe e ardhmja e Liverpool, me drejtuesit që besojnë shumë në aftësitë e tij.



