
E ardhmja e Vinicius Junior shumë shpejt mund të ndryshojë.
Ofertat astronomike në adresë të tij nga klube të Arabisë Saudite sigurisht po e tundojnë.
Braziliani është një ndër më të mirët në 11-shen e Carlo Ancelottit, një teknik që e ka rikthyer Real Madridin tek sukseset, në Spanjë dhe Europë.
Megjithatë, insistimi për asin e kombëtares ‘’ Seleçao ‘’, i shoqëruar me oferta astronomike tregon bindjen e drejtuesve respektivë për ta bërë pjesë të skuadrës.
500 milionë euro është oferta për 24 vjeçarin, i cili nëse do të vendosë të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të firmosë një kontratë të pazakontë në futboll.
Një aspekt i cili në njëfarë mënyre po e përshpejton largimin nga Spanja lidhet me kritikat kryesisht për futbollin spanjoll dhe tifozerinë, të cilat e kanë agravuar situatën tek të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’.
Ndërkohë, drejtuesit po e analizojnë me detaje ofertën për sulmuesin, e cila do ti vinte në ndihmë arkave të klubit, edhe pse është një ndër më të pasurit e botës.
Muajt në vazhdim do të jenë deçizivë për vijimësinë e këtij lojtari, ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet, i cili ka privilegjin të përfaqësojë një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit.



