
Prej shumë vitesh një ndër politikat e klubit të Real Madridit vijon të jetë ndjekja e talentëve si në Europë ashtu edhe në Amerikën Latine .
‘’ Galaktikët ‘’ kanë patur sukses me transferime shumë të bujshme si ato të Reinier , Rodrygos dhe Vinicius Junior, të cilëve së fundmi i është bashkuar edhe Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga por madrilenët akoma nuk janë ngopur .
Objektivi i rradhës është Ilker Bravo .
17 vjeçari po përfaqësohet në një nivel mbresëlënës tek Bayer Leverkusen dhe sipas parashikimeve e ardhmja e ishi-t të Barcelonës mund të jetë në La Liga .
Paraprakisht kryeqytetasit kanë menduar për aktivizimin e Ilker Bravos tek ekipet e moshave ose huazimit tek ‘’ Aspirinat ‘’ për ti dhënë shansin që të përgatitet për të përfaqësuar spanjollët në të ardhmen .
Karriera e talentit nga Barcelona ka ecur me ritme shumë të kënaqshme deri më tani dhe me një interes të tillë , mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më pikante të merkatos , tek fituesi në fuqi i La Ligas dhe Champions Leagues .
Mbetet për tu parë sepse merkatoja gjithmonë ka prodhuar surpriza por e sigurta e kësaj historie është se kur flitet për ‘’ Los Blancos ‘’ vendimet bëhen edhe më të lehta për çdo lojtar dhe në rastin konkret për Ilker Bravon kalimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të konsiderohej një privilegj dhe njëkohësisht një hap i sigurtë për vijimin drejt sukseseve.



