Viti 2023 mbyllet me surpriza, si ndryshon renditja e Superiores

Viti 2023 mbyllet me surpriza, si ndryshon renditja e Superiores

Superiorja luajti të dielën dy ndeshjet e fundit për këtë vit, ndërsa tashmë skuadrat kanë marrë pushimet për festat e fundvitit.

Në ndeshjet e javës së 18-të, nuk munguan surprizat e mëdha, siç ishte fitorja 5-0 e Tiranës ndaj Egnatias, apo edhe fitorja me të njëjtat shifra e Vllaznisë ndaj Skënderbeut.

Surprizë mund të quhet edhe fitorja e Erzenit ndaj Partizanit, në stadiumin “Air Albania”.

Pavarësisht këtyre rezultateve, renditja nuk ka pësuar ndryshime të shumta, me kreun që mbahet nga Egnatia me 37 pikë, më pas ndjek Partizani me 32 pikë, dhe Tirana e Vllaznia me nga 26 pikë.

Garë e luftuar në mesin e tabelës, ku Dinamo dhe Skënderbeu ndodhen me 22 pikë, në vendin e pestë dhe të gjashtë, 1 pikë më shumë se ndjekësit e Erzenit dhe Laçit. Renditja mbyllet nga Kukësi me 19 pikë dhe Teuta me 16 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy