FSHF kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Lejoni tifozët e vaksinuar në stadium!

FSHF kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Lejoni tifozët e vaksinuar në stadium!

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një shkrese i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të hapë stadiumet dhe të mos ketë më kufizime për tifozët. FSHF thotë se tek të gjithë ata persona që janë vaksinuar kundër Covid-19 nuk duhet të merret asnjë masë dhe si pasojë, të jenë pjesë e aktiviteteve sportive. Sipas normativave ligjeve aktuale, në stadiume lejohet prania e tifozëve në 30% të kapacitetit të impiantit. Por FSHF në shpresën e saj kërkon që çdo kufizim të hiqet.

Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit. Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, shkruhet në kërkesën e FSHF-së për Ministrinë e Shëndetësisë.

FSHF ka dërguar këtë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, pasi muajt e ardhshëm Shqipëria ka ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit.

No description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy