Mauricio Pochettino mund të marrë drejtimin e kombëtares amerikane të futbollit.
SHBA prej kohësh është në kërkim të një trajneri dhe argjentinasi duket se është i zgjedhuri i drejtuesve të federatës.
Pas aventurave te Tottenham, PSG dhe Chelsea, Pochettino mund të ulet në stolin e SHBA.
Amerikanët shkarkuan nga drejtimi trajnerin Gregg Berhalter.



