Familja e ish-presidentit të klubit italian Palermo, Muarizio Zamparini është tronditur nga një lajm i fundit nga Anglia.
Armando Zamparini, djali i ish-presidentit të Palermo, u gjet mëngjesin e së enjtes i pajetë në një hotel në Londër, aty ku ai vazhdonte studimet e tij. Aramando ishte vetëm 23 vjeç dhe dje u gjet i pajetë dhe bashkë me të, pajetë u gjet edhe partnerja e tij Laura Giordani.
Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura, teksa në një informacion paraprak u tha se Armando Zamparini ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak. Prindërit e tij janë nisur drejt Anglisë menjëherë, ashtu të tronditur për fatkeqësinë që iu ndodhi.



