Lazio ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv, pas largimit të Igli Tares. Klubi italian, ka vendosur që këtë post t’i besojë Angelo Fabianit. 61-vjeçari ka mbajtur të njëjtin rol te Salernitana, teksa nga 1 korriku do të zyrtarizohet te klubi i Lazios. Fabiani do të pasojë Igli Taren, i cili u largua nga bardhekaltrit, pas plot 18 viteve, si drejtor sportiv dhe si lojtar. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua nga Lazio pas përplasjeve që kishte me trajnerin Maurizio Sarri, sa u përket vendimeve të merkatos.



