Atalanta pretendon 50 milionë euro për Koopmeiners

Atalanta pretendon 50 milionë euro për Koopmeiners

Interesi i Juventusit për Teun Koopmeiners është pasuar menjëherë me reagimin e drejtuesve të Atalantës.

Hollandezi e ka bërë krenar trainerin e bergamaskëve Gian Piero Gasperini dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘, zikaltërit e kanë thënë fjalën e tyre në lidhje me këtë çështje.

50 milionë euro pretendon presidenti Antonio Percassi, i cili ka kontribuar fuqishëm në vitet e fundit për ‘’ La Dean ‘’.

Shifra konsiderohet e ekzagjeruar nga drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, të cilët synojnë reduktimin e saj me anë të përfshirjes së ndonjë lojtari në këtë operacion.

Për Atalantan do të ishte një avantazh shitja e 26 vjeçarit, për arsye se do të mbushë arkat dhe drejtuesit do të kenë kapital të mjaftueshëm për transferime të reja në ‘’ Gewiss ‘’ gjatë merkatos së verës.

Ishi i Az Alkmaar vijon ti bëjë shkëlqyeshëm detyrat në 11-shen e Gian Piero Gasperinit, i cili në sezonin aktual është aktivizuar në 30 sfida nga italiani, të shoqëruara me 10 gola dhe 4 asiste.

Prezenca e tij në ofensivë paraqet shumë rrezik për rivalët, tek kjo Atalantë e cila po përfaqësohet denjësisht edhe në Europë, skuadër që të enjten preu biletën për në çerekfinalet e Europa Leagues.

Nga ana tjetër, torinezët vijojnë të distancuar me të kaluarën dhe Massimilliano Allegri ëndërron ta rikthejë buzëqeshjen tek lojtarët e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy