Ndeshja me Izraelin, rezultati dihej 1 orë e gjysmë para se të niste loja (FOTO)

Ndeshja me Izraelin, rezultati dihej 1 orë e gjysmë para se të niste loja (FOTO)

Ndeshja e kombëtares tonë me Izraelin është komentuar gjatë në media jo vetëm për mënyrën sesi u zhvilluar, por edhe për rezultatin i cili nuk pritej aspak nga tifozeria. Madje, edhe kompanitë e basteve sportive favorizonin Shqipërinë si fituese duke i dhënë asaj një koefiçent më të ulët sesa Izraeli.

E habitshme është sesi një faqe në Facebook ka postuar rezultatin fiks një orë e gjysmë përpara se të niste ndeshja në Elbasan Arena. Bëhet fjalë për ‘Ndeshje të Sigurta’ që ka publikuar një postim ku shprehej që në orën 19:20 të së shtunës së rezultati finale Shqipëri-Izrael do të jetë 0:3.

Kjo hedh hije dyshimi edhe më shumë se ndeshja ka qenë e shitur, zëra këto që nuk kanë munguar pas zhvillimit të lojës ku Shqipëria vërtet u mund 0-3 në fushën e saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy