Hapja e “Euro 2020” do të bëhet nga këngëtari shqiptar

Hapja e “Euro 2020” do të bëhet nga këngëtari shqiptar

Ditën e nesërme, 11 qershor, do të startojë Kampionati Europian dhe hapja do të bëhet nga këngëtari shqiptar, Ermal Meta. Ky i fundit do të performojë në skenë me këngën e tij “UNO”, pak para ndeshjes së parë Itali-Turqi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”, duke filluar nga ora 21:00.

“Euro 2020”, ishte planifikuar të zhvillohej një vit më parë, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, u shty me një vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik, të këtij viti. Në Europian do të marrin pjesë plot 24 kombëtare, të cilat do të kërkojë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, për të marrë edhe trofeun në fund.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Ermal Meta do të ngjitet në skenë me “UNO”, këngë e cila është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim në fusha futbolli me mesazhin e qartë, që nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur futboll dhe për ta shijuar atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy